Bars

Çdo gjë është ashtu si duket by Top Albania Radio Podcasts

33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!
Çdo gjë është ashtu si duket
33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!
Unfavorite

Pikëvështrimi ynë mbi botën i jep formë mënyrës sesi e përshkruajmë atë. Edhe përmes lentes së shkencës, leximi që i bëjmë realitetit vijon të mbështetet mbi këndvështrimin njerëzor. Këtu lind dhe konceptimi i realitetit tonë, jo si një i vetëm e unik, por si spektër dhe forcë në shndërrim të përhershëm, përmes triliona vitesh jetëgjatësie të Universit. Por ç’mund të ndodhë në një botë kur perceptimet tona plazmohen identike, nën patronazh, më shumë se kurrë më parë? Ç’do të ndodhte në rast se komunikimi masiv, përmes algoritmesh të përmirësuara, veçsa do të radikalizonte gjithë ato mendje dhe qëndrime të cilat më parë ndërvepronin në hapësira kufitare të përbashkëta. Po sikur bota jonë, dita ditës, të jetë duke u shndërruar nga një realitet ngjarjesh dhe ndodhish në një realitet objektesh? Atëhere, cdo gjë do të ishte fiks ashtu si duket. Pa mister. Pa nëntekst. Pa mundësinë e një deux ex machina. Në një leksion mbi Unin dhe Pushtetin, të vitit 1982, mendimtari francez Michel Foucault shprehej se: “Nuk e shoh të nevojshme të di saktësisht se kush jam. Interesi kryesor duhet të jetë të bëhesh tjetërkush nga ç’ke qenë në fillim”. Gjërat ndryshojnë vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ndaj ky është një podcast shndërrimi. Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht parak lënien pas të klisheve, hyjmë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe fuqizues, për të gjithë ne.

Playlist

More episodes

  • Çdo gjë është ashtu si duket
    33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!
    Fri, 23 Dec 2022
    Play
  • Çdo gjë është ashtu si duket
    32 - Nga bullizmi në punë e deri tek miti self-made, Aurora Birbilaj tregon gjithçka për TAR!
    Fri, 16 Dec 2022
    Play
  • Çdo gjë është ashtu si duket
    31 - Nga heroinat e UÇK-së e deri tek revolucioni i rinisë, Dea Buza zbulon gjithçka për TAR!
    Fri, 09 Dec 2022
    Play
  • Çdo gjë është ashtu si duket
    30 - Alba Ruço zbulon në TAR gjithçka rreth pasionit të saj për bizhuteritë, vlerën dhe rëndësinë e tyre!
    Fri, 02 Dec 2022
    Play
  • Çdo gjë është ashtu si duket
    29 - Alen Bejko dhe Anna Shkreli kanë diçka për të thënë për Kulturën e Anulimit!
    Fri, 25 Nov 2022
    Play
Show more episodes
Microphone

More society & culture podcasts

Microphone

More society & culture international podcasts

Other %(radios)s podcasts